Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përparim Rama pas vendosjes së Muralit: Nënë Tereza e ka vendin ne zemër të kryeqytetit, aty do të jetë

Gazeta10
28 November 2026 - 20:41

Të shtunën ka pasur tensione në mes të kryetarit të Prishtinës Përparim Rama me Policinë e Kosovës për vendosjen e Muralit të Nënës Terezë në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë tension janë përfshirë eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Më pas, Ramës iu kumtua një vendim i shkruar nga prokurori për të mos vazhduar punimet.

Më pas Rama ka ndryshuar vendin e muralit, është vendosur në objektin përballë “Hotel Grand”.

“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. 🇽🇰 Aty do të jetë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.