
Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të ketë sonte një nga sfidat më të rëndësishme të karrierës së tij, në përballjen kundër gjermanit Agit Kabayel, në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.
Përballja zhvillohet në Merkur Spiel-Arena në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Kabayel do të kërkojë ta mbrojë titullin e tij botëror në versionin WBC.
Hyrja e boksierëve në ring pritet rreth orës 23:00. Hysa synon të shkruajë historinë e boksit shqiptar, duke kërkuar një sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
Përballja pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për karrierën e tij, përballë një kundërshtari që konsiderohet ndër emrat më të fortë të kategorisë së rëndë.