
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka kujtuar rënien e nipit të tij, Luan Haradinajt, i cili ra dëshmor gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Në një rrëfim në emisionin “Java” në Kanal 10, Brahimaj ka treguar se humbja e Luanit ishte një nga momentet më të rënda, jo vetëm për familjen Haradinaj, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë vendin.
Ai ka theksuar se rënia e tij përbënte një goditje të madhe për të gjithë, duke kujtuar peshën që kishte kjo humbje në atë kohë.
“Ajo ditë ka qenë e rëndë. Ishte një goditje jo vetëm për UÇK-në, por edhe për tërë Kosovën”, ka thënë Brahimaj në emisionin “Java” në Kanal 10.