Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Brahimaj rrëfen momentin më qesharak që u ndodhi Thaçit, Veselit dhe Luan Haradinajt gjatë luftës

Gazeta10
28 November 2026 - 21:47

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka rrëfyer një ngjarje interesante që përfshin Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Luan Haradinajn, gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Brahimaj ka treguar se tre luftëtarët, gjatë bartjes së armëve me kuaj nga zona e Batushës drejt Gllogjanit, ishin ndalur për ta pyetur një të moshuar për një rrugë më të shkurtër.

Gjatë bisedës me të, ata ishin prezantuar si mjeshtër të fasadimit, madje kishin negociuar edhe çmimin për lyerjen e shtëpisë së plakut.

“Ky plaku shumë kureshtar i sheh me tre kuaj të ngarkum, i pyt: Prej nga jeni? Këta i thojnë: Prej Malishevës. Ai i thotë ça bani ju kështu? Ata i thonë: Lyjmë mirë. Këta i thonë jemi mjeshtër dhe punojmë fasadim. Ka rastisë që ai plaku me i kërku mjeshtrit me ly një shpi […] Po këta i thonë për çmime përtej normales. Plaku i thotë: koki mjeshtër të shtrenjtë. Luani i thotë: Të shtrenjtë po, ama lyjmë mirë”, ka rrëfyer Brahimaj në emisionin “Java”.

Ai ka treguar se këtë ngjarje, tre protagonistët ia kishin rrëfyer edhe atij, në kohën kur po renovonte një lokal, ndërsa nuk kishte munguar as përgjigjja e tij me humor.

“Kur erdhën tek unë, isha duke e ba një renovim të një lokali. Unë masi ma shpjegun këtë ngjarjen, ju thashë: masi jeni mjeshtër e po lyni mirë, hajdeni punoni te unë”, ka treguar Brahimaj. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.