Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Federata Europiane e Gazetarëve dënon sulmin ndaj kameramanit shqiptar në veri

Gazeta10
17 November 2022 - 17:29

Gjatë ditës së sotme është sulmuar kameramani Jetmir Muji, në veri të Mitrovicës nga një grup i serbëve lokalë.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Federata Europiane e Gazetarëve.

 “Ne e dënojmë fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Jetmir Muji në Mitrovicën e Veriut, Kosovë . Autoritetet duhet të marrin masa dhe të arrestojnë sulmuesit!”, thuhet në reagimin e EFJ-së në Twitter.

Jetmir Muji, është sulmuar sot paradite në Mitrovicën e veriut nga një grup i serbëve lokalë, derisa ishte duke xhiruar për një emision.

Sipas medies ku punonte ai, Muji bashkë me gazetarin, Visar Duriqi, kanë qenë në veri për të përgatitur një emision, kur kanë parë futjen në veturë të një të riu nga disa persona. Kur Muji e ka xhiruar ngjarjen, ai është sulmuar nga këta persona, dhe ka përfunduar në Emergjencën e Spitalit në jug të Mitrovicës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.