Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Analistët shprehen optimist se Spanja dhe Suedia do të ndryshojnë qëndrim për vizat

Gazeta10
17 November 2022 - 19:19

Raporti: Viola Korça / Kanal10

Njohës të politikës janë shprehur optimistë se shtetet penguese të liberalizimit të vizave mund të ndryshojnë qëndrim deri në fund të këtij viti. Ata thonë se qytetarët nuk duhet të dëshpërohen pasi që presidenca çeke është në kontakt me shtetet penguese, dhe se Spanja dhe Suedia mund të kenë qëndrime tjera para se merret vendimi final. Sipas tyre, krerët e shtetit duhet të lobojnë më shumë që ky proces të marrë dritën e gjelbër, shkruan Kanal10.

Përkundër që propozimi i Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, nuk u mbështet nga Spanja e Suedia, ende nuk janë shuar shpresat që këtij procesi do t’i jepet drita e gjelbër deri në fund të vitit të ardhshëm.

Njohës të politikës shprehen optimist se shtetet penguese të këtij procesi, do të ndryshojnë qëndrim.

Analisti politik Visar Xani ka thënë se qytetarët nuk duhet të dëshprohen pasi që shtetet që kanë dërguar vërejtjet e tyre për liberalizimin e vizave, mund të votojnë pro propozimit para se të merret një vendim final.

Ai është shprehur se Kosova dhe shtetet tjera duhet të lobojnë që ky proces të merr dritën e gjelbër.

Ndërkaq, edhe profesori universitar Seb Bytyçi është shprehur optimist se shtetet që po pengojnë liberalizimin, mund të ndryshojnë  qëndrim në ditët në vijim

Ai ka thënë se vendimi i Spanjës  është politik, derisa Suedia po e pengon këtë proces për shkak të frikës se mund të abuzohet me heqjen e vizave.

Kanal10 ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga presidenca çeke, por që të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve të televizionit.

Më 16 nëntor ka skaduar afati për vendet e BE-së që t’i paraqesin vërejtjet e tyre në lidhje me propozimin e Çekisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

REL ka raportuar se së paku dy shtete e ndërpernë këtë procedurë dhe penguan që propozimi të marrë dritën e gjelbër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.