
Komentatori politik, Ardian Çollaku ka thënë se Qeveria e Kosovës do të tërhiqet nga vendimi për targat e automjeteve, pas datës 21 pas presionit ndërkombëtar.
Sipas Çollakut, rreziku më i madh në veri të Mitrovicës, do të jetë pas kësaj date, kur edhe Kurti sipas tij, do të duhej të tregonte se cili ishte qëllimi i këtij vendimi, shkruan Gazeta10.
‘Situata në veri është në një llojë anarkie. Unë mendoj që Qeveria do të tërhiqet. Ne po e shohim presionin ndërkombëtar. Nëse vazhdon njëjtë tutje edhe me 21, unë e shoh shumë rrezik. Rreziku është më i madh. Kurti duhet të na tregoj se cili ka qenë objektivi dhe motive i këtij vendimi për targat. Çka ka fituar Kosova, është shtrirë ligjshmëria në atë pjesë? Ne kemi edhe qytetarë shqiptarë atje, që lutemi të mos iu ndodh asgjë”, tha Çollaku në Politiko./Gazeta10