
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”. Marrin pjesë: Mimoza Kusari-Lila – LVV; Lulzim Peci – KIPRED; Miodrag Miliçeviq – AKTIV etj. (Hotel “Opera”, Prishtinë)
10:00
Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi, dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, marrin pjesë në ngjarjen nismëtare të Këshillave Sektorial për Fuqi Punëtore, si pjesë e aktivitetit të USAID-it “Zhvillimi i fuqisë punëtore i udhëhequr nga sektori privat”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), në kuadër të shënimit të Javës për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, mban tryezën e diskutimi “Drejtësia në raport me aksidentet rrugore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Ambasadori i Francës, Olivier Guérot, do të vizitojë Institutin për Aftësime Profesionale – KTC. Aty aktualisht po organizohet Java e Shijes, një aktivitet gjatë të cilës shefi i kuzhinës, Christophe, mban një trajnim profesional me 8 deri në 10 të rinj që punojnë në fushën e hotelerisë dhe gastronomisë. (KTC, Rr. “Arbëria”, Fushë-Kosovë)
12:15
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
13:00
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mban konferencë për medie. (Ministria e Ekonomisë)
13:00
Mbahet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Në rend dite është shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë etj. (Kuvendi Kosovës)
16:00
Konferenca për media e Kombëtares së Ishujve Faroe, para ndeshjes miqësore me Kosovën. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
16:30
Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Ishujve Faroe. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
17:30
Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie, para ndeshjes miqësore me Ishujt Faroe. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
18:00
Stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)