
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka hedhur kritika për ndarjet buxhetore për komunat e Kosovës.
Hoxha në Prime Time ka theksuar se partia në pushtet, Vetëvendosje në ato komuna të pakta që udhëheq, ka ndarë më shumë buxhet sesa në komunat ku drejtohen nga subjektet tjera,shkruan Gazeta10.
“Unë mund ta kuptoj që mund të ketë një 10% ose një ide që disa komuna të VV-së, meqë ka pak, buxhetin ta adresoj në komunat e veta. Por, nuk mund ta pranoj që të mashtrohet qytetari se me 700 euro do të bëhet një shkollë e re në Prishtinë, e që në fakt janë të buxhetuara vetëm për vitin 2025. Kjo është pak mashtrim”, tha Hoxha në Prime Time. /Gazeta10