
Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se SHBA ia ka ndaluar vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend, raporton Gazeta10.
Tutje, Hoti ka thënë se rekomandimi i SHBA-së për targat është racional.
Më tej, Hoti ka thënë se Kosova duhet të koordinohet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë.
Këtu keni postimin e plotë:
“SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë.
Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.
Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10