Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj i bindur për kalim tutje, dërgon kundër ankesë për rastin e Edon Sadriut

Gazeta10
18 November 2022 - 11:55

Klubi Futbollistik “Ferizaj” ka paraqitur kundër ankesë në Federatën e Futbollit e Kosovës, pasi që klubi i Beharit nga Vitromerica po pretendon se futbollisti Edon Sadriu nuk ka patur të drejtë lojë për shkak të kartonëve nga edicioni i kaluar i kupës dhe ka kërkuar që ndeshja të regjisitrohet me rezultat zyrtar 3:0.

Megjithatë, “Kanal 10” mëson se Ferizaj tashmë ka angazhuar një zyrtar ligjor, i cili e ka përgatitur kundër padinë, teksa është thirrur në nenin 78 të Rregullores së Garave, në të cilin thuhet se klubi duhet të informohet nga organi i cili i udhëheq garat, ose klubi paraparak i futbollistit.

Një gjë e tillë nuk ka ndodhur te Ferizaj, pasi që klubi asnjëherë nuk e ka pasur evidencën e ndeshjes finale të Kupës ndërmjet Dritës dhe Llapit.

Te Ferizaj tashmë janë të bindur që kjo ankesë do të hudhet poshtë dhe do të kalojnë në fazën tjetër të garës së kupës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.