
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me menaxhimin e shëndetësisë, raporton Gazeta10.
Ai ka përmendur problemin e stendave duke thënë se shumë qytetarë janë duke pritur për trajtim.
“Sot Kosova i ka dy mijë qytetarë që presin me pasë trajtim për stenda”, ka thënë ai.
Më tej ai ka thënë se ministri i shëndetësisë ka dhënë dorëheqje dhe se sot është në krye të ministrisë një ushtrues detyre.
“Ministri jonë i shëndetëisë nga 6 tetori dha dorëheqje dhe cila është gjendja sot?, pa ministër, me një ushtrues detyre”, ka thënë ai më tej.
Më tej, ai ka thënë se mungesa e një ministri po ndikon edhe në debatin paralamentar meqë nuk po ke me kë të diskutosh.
“A po e shihni sot, nuk po kemi me kand me fole po folim vetmeveti”, ka thënë ai. / Gazeta10