Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Pezullohet aktiviteti i Ligës Unike për meshkuj

Gazeta10
19 November 2022 - 11:56

Bordi drejtues i Ligës Unike sot në Tiranë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e Ligës Unike për meshkuj, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin e aktivitetit në konkurrencën e femrave.

Deri te ky vendim bordi drejtues i Ligës Unike njofton se ka ardhur pas takimit disa orësh me klubet shqiptare sot në Tiranë në prani edhe të dy presidentëve të Federatave themeluese të kësaj lige.

“Për shkak të tërheqjes së dy ekipeve nga Shqipëria, Tiranës dhe Teutës është i pamundur vazhdimi i garës në formatin e paraparë, prandaj bordi drejtues i Ligës Unike ka marrë vendim pezullimin e garës dhe do të vlerësojë opsionet e ristrukturimit të saj. Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, ka njoftuar në emër të bordit drejtues të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.