
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, e ka quajtur monstrum tashmë kryeprokurorin e dorëhequr të Gjykatës Speciale, Jack Smith, raporton Gazeta10.
Klinaku ka thënë se procesi në Hagë në raport me pengimin e hetimit për rrjedhjen e dokumenteve ka pasur dhe ka prapavijë politike.
Më tej, ai ka thënë se Smith nuk ka punuar për drejtësi njejtë si UNMIK-u dhe EULXE-i.
Tutje, ai ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po kanë guximin dhe vullnetin që ta ndalojnë këtë padrejtësi që po bëhet nga Gjykata Speciale.
Këtu keni statusin e plotë:
“Rrjedhja e materialeve të ‘ndjeshme’ nga Pseudo Dhomat e Specializuara në Hagë dhe pengimi i hetimit se si kanë rrjedhur këto dokumente, ka pasur dhe ka prapavi politike.
Ky monstrum Smith, asnjëherë nuk ka punuar për drejtësi, por sikur UNMIK-u dhe EULEX-i ka bërë padrejtësi duke mos hetuar krimet dhe masakrat e kryera nga pushtuesi serb në Kosovë, e duke ndjekur UÇK-në si NDËRMARRJE E PËRBASHKËT KRIMINALE.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës as nuk kanë vullnet por nuk kanë as guxim që të ndalojnë padrejtësitë që po bëhen në Pseudo Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook.
Mbrëmë vonë është bërë e ditur se kryeprokurori i Gjykatës Speciale në Hagë, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje. Ai tashmë është angazhuar në një proces hetimor ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump. / Gazeta10