Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi i thirrur në Bruksel, Daçiq thotë se Vuçiq nuk duhet të jetë pjesë e tij

Gazeta10
19 November 2022 - 20:36

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të jetë pjesë e takimi që është ftuar në Bruksel, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se nuk do të lejohet që serbët në Kosovë të jenë viktima të lëvizjeve të njëanshme të Kosovës.

“Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve kosovare”, ka thënë sot Daçiq, në samitin e Frankofonisë që po mbahet nëTunizi.

Më tej, ai ka thënë se Kurti është burimi kryesor i destabilitetit dhe incidenteve të ndryshme teksa ka arsyetuar përpjekjet e shefit të diplomacisë së jashtme, Josep Borell për gjetjen e një kompromisi.

 “Borell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntor. Mendoj se përpjekja e Borell është e justifikuar, por nuk shoh arsye që presidenti i Serbisë të marrë pjesë në takim. Është e nevojshme që Kurti bën thirrje për arsye dhe njohje të ligjit, sepse ai është burimi kryesor i të gjitha paqëndrueshmërisë dhe incidenteve të mundshme”, tha Daçiq.

Më tej, ai ka thënë se duhet të shtyhet vendimi për konvertimin e targave që më pastaj të fillojë edhe një dialog politik.

 “Është e nevojshme që dikush t’i drejtohet arsyes, në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe shkëndija të mundshme që mund të ndezin të gjithë rajonin. Kjo do të thotë se është e nevojshme të shtyhet vendimi në targa dhe pastaj të fillohet një dialog politik. Dhe më së shumti e rëndësishme nga të gjitha është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka thënë ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.