Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vërshohet Peja nga reshjet e shiut (VIDEO)

Gazeta10
20 November 2022 - 11:16

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e djeshme, në Komunën e Pejës gjatë ditës së sotme janë shkaktuar vërshime në disa zona të këtij qyteti, raporton Gazeta10.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë “alarmin” për vërshime të mundshme në disa pjesë të Kosovës, si pasojë reshjeve që kanë filluar që nga dita e djeshme e po vazhdojnë edhe sot.

Sipas IHMK-së zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin në qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë e Rahovec.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë edhe pamje tjera ku uji ka mbuluar disa sipërfaqe.

Situatë e rrezikshme nga vërshimet raportohet edhe në zonën e Grykës së Rugovës, ku është rritur niveli i ujit afër tunelit në Rugovë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.