Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kongresmeni në Kullën e Haradinajve me flamurin e Kosovës 

Gazeta10
20 November 2022 - 16:01

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka shkuar sot në Gllogjan të Deçanit për të bërë homazhe te kompleksi memorial i dëshmorëve, raporton Gazeta10.

“Lidhja e shqiptarëve me Amerikën është e pathyeshme”, shkroi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në Facebook. Ai e shoqëroi Torresin dhe e mirëpriti në Kullë.

Kongresmeni amerikan e mbante veshur një bluzë me flamurin e Kosovës dhe u bë pjesë e përshëndetjeve sipas zakoneve.

“Në Gllogjan sot, kisha nderin të pres një mysafir të veçantë, mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin Ritchie Torres. Në mesin e shumë miqve, sot na nderuan edhe atdhetari i madh Harry Bajraktari, ish deputetja Vasfije Krasniqi Goodman, kryetarë të komunave, deputetë, bashkëluftëtarë e kolegë të tjerë”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.