Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Fluturojnë” çmimet e banesave dhe ato të qirave

Gazeta10
20 November 2022 - 21:57

Raporti: Arza Kastrati / Kanal10

Çmimet e shitjes së banesave në Kosovë, por edhe çmimet e qirave janë rritur rreth 25%, rritje kjo e cila pritet të vazhdojë. Në Shoqatën e Ndërtimtareve të Kosovës dhe agjencitë e patundshmërisë thonë se rritja e çmimeve të shitjes dhe qirave të banesave ka ndodhur për shkak të inflacionit dhe rritjes së materialeve ndërtimore. Ata madje theksojnë se kjo rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020, shkruan Kanal10.

Edhe pse çmimet e banesave dhe ato të qirave janë rritur për 25 për qind, duket se kjo rritje nuk do të jetë e fundit.

Nga agjencitë e patundshmërive dhe ndërtuesit kanë thënë se rritja e vazhdueshme e çmimeve po ndodhë si pasojë e ngritjes së çmimit për materialet ndërtimore, për 100 për qind në krahasim me vitin 2020.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të çmimeve, duke thënë se jetesa po bëhet e papërballueshme.

Vitin e fundit, vazhdimisht ka shkuar duke u rritur çmimi i banesave dhe qirave në Kosovë, për çka qytetarët vazhdimisht janë ankuar për shkak se ato janë të papërballueshme për ta.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.