
Në Bruksel tashmë ka përfunduar takimi i nisur në orën 08:00 ndërmjet shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Më pas, sipas njoftimit Borrell tani nga ora 09:00 do të ketë një takim dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Pas këtyre takimeve ndaras, do të zhvillohet edhe një takim tre palesh në mes shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borell, kryeministrit të Kosovës Albin Kurti si dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Joseph Borell, përmes një postimi në Twitter u shpreh se ka ardhur koha që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell./Gazeta10