
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres po qëndron për një vizitë në Kosovë, të parën në vendin tonë. I njohur për mbështetjen e Kosovës në Kongresin amerikan, ai ka takuar e vizituar shumë vende por arsyeja e ardhjes së tij është e veçantë.
I shoqëruar nga Harry Bajraktari dhe ish-deputetja Vasfije Krasniqi, kongresmeni Torres është në një mision faktmbledhës për viktimat e dhunës seksuale që do të përfundonte me një rezolutë në Kongresin amerikan.
Ai është parë në foto të ndryshme me flamurin e Kosovës në gjoks e duke poztuar me librin që kishte portret Skënderbeun./Gazeta10