Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Rugova me intervistën e rrallë nga Roma në korrikun e 1999, shfaqet pa shallin e tij (Video)

Gazeta10
21 November 2022 - 10:27

Ndërkohë lufta në Kosovë kishte përfunduar, lideri i rezistenës paqësore  dhe kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova vazhdonte të qëndronte në Romë ku ishte strehuar nga mesi i luftës, raporton Gazeta 10.

Në një video të rrallë të AP, ai nga zyrat e Komitetit të San Exhidios, me një anglishte solide, tregonte se shumë shpejt do të kthehet në Kosovë meqë situata po shkon drejt normalizimit pas vendosjes së NATO-së dhe prezenës ndërkombëtare.

“Dua të jem atje që ta ndihmoj rindërtimin e Kosovës në aspektin ekonomik, politkk e shoqëror” thotë Rugova.

Më tej, ai deklaron se është i hapur për të bashkëpunuar me Thaçin dhe të tjerët për t’i dhënë një perspektivë të re Kosovës.

Ajo çfarë bie në sy në këtë intervistë të rrallë është që Rugova shfaqet pa imazhin e tij të përhershëm, shallin që e mbante tërë kohën rreth qafës gjatë periudhës së okupimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.