
Josep Borrell ka folur pas takimit të gjatë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, dhe ka pasur fjalë të ashpra në fund të këtij fjalimi “sidomos për Kosovën”.
“Pas shumë orësh diskutimi, të dyja palët nuk arritën në një zgjidhje sot. Mendoj se ka një përgjegjësi të qartë për atë që mund të ndodh në terren. Kemi dhënë një propozim, që Vuçiqi e ka pranuar por Kurti nuk e ka pranuar,” tha Borell.
Ai vazhdoi të përmendte edhe faktet për situatën në terren, përfshirë dorëheqjen e 600 zyrtarëve policorë serbë.
“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që ky është sinjal shumë i keq politik (për Kosovën),” – u shpreh Borrell.