Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia e Kosovës: Paraditen e së martës nis gjobitja e qytetarëve me targa ilegale

Gazeta10
21 November 2022 - 19:53

Policia e Kosovës ka thënë për Gazetën10 se nga mëngjesi i 22 nëntorit (nesër) do të nis me shqiptimin e gjobave për vozitësit e automjeteve me targa ilegale.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit, ndërsa pas kësaj date nga njëzet e dy (22) nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi, i cili sipas vlerësimit dhe planit policor pritet të filloj po në këtë datë (22.11.22) gjatë ndërrimit të paradites”, tha për Gazetën10, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerr masat e nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
07 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.