Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli: BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën dhe të jetë neutrale

Gazeta10
21 November 2022 - 19:54

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas takimit të Kurtit me presidentin serb, ku ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta respektojë Kosovën si shtet, raporton Gazeta10.

Ai ka reaguar pasi shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell e ka fajësuar Kosovën që nuk u arritën marrëveshja për targat.

Pacolli theksoi se BE duhet të jetë më neutrale në negociata.

“BE-ja duhet së paku minimalisht ta respektojë Kosovën si shtet dhe të jetë më neutrale në negociata. Rezultati i sotëm në Bruksel është si pasojë e kësaj. Dialogu nuk mund të vazhdoj përgjithmonë. Duhet vendosur afati i fundit! Dhe të mos harrojmë as premtimin për liberalizimin e vizave.”, tha Pacolli./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.