
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se pas vërshimeve të shumta në Kosovë Prishtina e ka kaluar më së miri këtë situatë, raporton Gazeta10.
Në një telefonatë direkte me drejtorin e shërbimeve publike, Ilirik Musliu ka thënë se Prishtina është hera e parë që e ka kaluar me lehtësi gjendjen e vërshimeve.
“Nuk patëm vërshime në zonat urbane ku jemi mësuar t’i kemi dhe mendojë që kjo ka qenë si rrjedhojë e pastrimit të pusetave në kryeqytet”, tha ai.
Sipas tij edhe në zonat rurale situata ka qenë më e qetë se herave të tjera dhe gjithçka ka qenë në kontrollë.
Musliu shton se ekipet kujdestare do të vazhdojnë të gjenden 24 orë në vendet rurale./Gazeta10