Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Ne jemi përpara Serbisë për sundim të ligjit dhe demokraci

Gazeta10
23 November 2022 - 11:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është përpara Serbisë sa i takon sundimit të ligjit dhe demokracisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se është i bindur se Kosova është përpara edhe sa i takon pavarësisë.

“Ne jemi para Serbisë sa i përket sundimit të ligjit, s’ka dyshim se jemi para Serbisë edhe sa i përket demokracisë, e unë jam i bindur se jemi para Serbisë edhe sa i përket pavarësisë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka thënë se edhe shteti dhe institucionet janë më të pavarëur se Serbia për shkak të lidhjeve të saj me Rusinë.

“Shteti ynë, institucionet tona janë shumë më të pavaruar se sa ato të Serbisë për shkak të lidhjeve të tyre me Rusinë”, ka thënë më tej Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.