Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti për takimin me Vuçiqin: Nuk shkova atje për targat

Gazeta10
23 November 2022 - 12:25

Kryeministri Albin Kurti tha se të hënën nuk u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të folur thjesht për çështjen e targave.

Kurti në një konferencë për media tha se mori udhë drejt Brukselit për të diskutuar rreth marrëveshjes finale, raporton Gazeta10.

“Kur ma kanë dërguar ftesën nga Brukseli që të shkojë në takim me presidentin e Serbisë, arsyeja kryesore pse kam shkuar nuk janë targat. Unë kam shkuar që të fillohet të diskutohet propozimi për marrëveshjen finale, se prandaj jam kryeministër. Nuk mund të shkojë kryeministri në Bruksel me prioritet targat”, tha Kurti.

“Prej 18 gushtit, struktura e takimeve është e qartë, pika e parë korniza: korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Unë për këtë gjë kam shkuar. Ata hoqën dorë nga propozimi i BE-së”, shtoi kryeministri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.