Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ulja e pagave në sistemin e drejtësisë, Miftaraj: Vendimi i Qeverisë është i kundërligjshëm

Gazeta10
23 November 2022 - 12:49

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ehat Miftaraj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për uljen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve është i kundërligjshëm, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë  se kjo dihet edhe nga një jurist me njohuri elementare.

Më tej, ai ka thënë se ky vendim nuk do të gjejë zbatim sepse nuk mund të zbatohet një vendim i kundërligjshëm.

Këtu keni statusin e plotë:

“Një jurist me njohuri elementare e din se vendimi i Qeverisë per uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshem.

Ky vendim nuk ka me gjetë zbatim. Nuk mundet mu zbatu nje vendim i kunderligjshem.

Më vjen keq per Kryeministrin Kurti për nivelin e njerëzve që e keshillojne në çeshtje te drejtesise. Keta nuk ia dojne te miren Kryeministrit. Te njejtit nuk duhet me vene ne situata te tilla Kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.