
Në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, është raportuar për rrezikun nga një shtyllë elektrike në fshatin Drenovc të Klinës, ku telefonuesja ja treguar se shtylla elektrike është në oborr dhe paraqet rrezik të madh sidomos në ditë me kohë të keqe, raporton Gazeta10.
“Problemin e kemi me një tela të rrymës, një shtyllë të betonit e kemi në oborr, e kemi bo kërkesën dhe kanë thonë bëne në Prishtinë. Kërkesën e kemi bo edhe në Prishtinë. Kta telat kur frynë era qesin flakë, jemi shumë të rrezikum. E kemi këtë problem prej mas lufte.”, tha telefonuesja nga Klina./Gazeta10.