
Pamjet e luftës dhe të qindra të rinjve që vinin nga diaspora për t’iu bashkuar luftës në Kosovë dhe UÇK-së janë ende të fuqishme.
Në dhjetëra video të nxjerra së fundi në internet nga RTV Klan arkiva, shfaqen të rinjtë shqiptarë kryesisht nga Kosova që po arrinin përmes tokës dhe ajrit në Shqipëri, me të vetmin qëllim – bashkimin me UÇK-në dhe luftën në Kosovë, raporton Gazeta10.
Në këtë video flasin disa të rinjë e të moshuar për arsyet e vendimit për t’iu bashkuar luftës dhe veçmas deklarata e një vajze të re që flet shkurt për arsyen: “Me luftu për Kosovë…”./Gazeta10