Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq: Rekomandimet e Parlamentit Europian nuk kanë bazë ligjore

Gazeta10
24 November 2022 - 15:02

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se rekomandimet e Parlamentit Europian nuk kanë ndonjë bazë ligjore në lidhje me Serbisë, raporton Gazeta10.

 Bërnabiq ka thënë se nuk pret që Komisioni Europian të veprojë duke u bazuar në to.

“Kryeministrja Ana Brnabiq nuk pret që Komisioni Evropian të veprojë sipas rekomandimeve të miratuara nga Parlamenti Evropian në lidhje me Serbinë, sepse, thekson ajo, nuk sheh ndonjë bazë ligjore për këtë”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë se rekomandimet e miratuara nuk e kanë fuqinë e reolutës.

“Siç tha ajo, rekomandimet e miratuara nuk kanë fuqinë e rezolutës dhe Komisioni Evropian mund t’i marrë parasysh dhe të veprojë sipas tyre, por mund të bëjë edhe të kundërtën”.

Në rekomandimet e Parlamentit Europian për Serbinë janë përmendur sanksionet ndaj Rusisë si dhe njohja e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.