Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Selimi e quan “Skandal Special” fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së

Gazeta10
24 November 2022 - 16:00

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Petrit Selimi, e ka quajtur skandal special fabrikimin e dëshmitarëve të rrejshëm ndaj krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se avokati i njohur që është pjesë e kabinetit të Kadri Veselit Ben Emmerson ka vënë në pah pikën e një dëshmitari ku ka dëshmuar se kanë fabrikuar prova kundër lidërëve të Kosovës.

I njejti ishte në kontakt me policinë sekrete serbe.

Më tej Selimi ka thënë se njerëzit janë ulur në paraburgim për vite me radhë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Një skandal i veçantë. Jurist i njohur@BenEmmerson1në@Gjykatën Speciale vë në pah pikën tek dëshmitari i cili ka dëshmuar se ka fabrikuar prova kundër liderëve të paditur kosovarë + ishte në kontakt me policinë sekrete serbe. Njerëzit janë ulur në paraburgim pa gjyq për vite me radhë”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.