Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Veprimi i ulët i Serbisë në Katar, reagon edhe ministri Çeku

Gazeta10
25 November 2022 - 16:19

Veprimi i futbollistëve të Serbisë duke futur flamurin me hartën e Kosovës në zhveshtore ka zgjuar reagime të shumta.

Pas FFK-së dhe KOK-ut nuk ka heshtuar as ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Çeku e ka quajtur të turpshëm veprimin e Serbisë, duke kërkuar edhe reagimin e menjëhershëm nga FIFA.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar ai në Tëitter.

Federata e Futbollit të Kosovës, të premten ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin, siç e ka quajtur ajo, agresiv, të Serbisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Përpos FFK-së edhe KOK-u është ankuar në IOC dhe FIFA për këtë veprim të ulët të Serbisë në botërorin, “Katari 2022”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.