Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mehaj viziton ekspozitën e Rexhep Selimit, e quan një shpirt artisti

Gazeta10
25 November 2022 - 17:48

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar ekspozitën e Rexhep Selimit që po mbahet në Prishtinë, e ku të njejtin e ka quajtur shpirt artisti, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se Selimi po ndjehet i lirë pavarësisht rrethanave.

Më tej, duke komentuar ekspozitën e tij Selimin e ka quajtur një artist shumëdimensional.

Mehaj ka thënë se Rexhep Selimi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Një shpirt artisti ndjehet i lirë në çfarëdo rrethanash, ngase përtej kufizimeve fizike në hapësirë, mendja, arti, ngjyrat nuk kanë kufizime.

Bota nuk është gri për një artist, por përjetohet në morinë e ngjyrave, trajtave dhe ngjarjeve, e padyshim artist shumëdimensional është Rexhep Selimi, veprat e të cilit ishin të ekspozuara sot në ambientet e muzeut, që sikur të ishin melodi, do i përngjanin një simfonie që me tërë meloditetin e vet dëshiron të prek thellë ndjenjat atdhetare, e si një album fotografish të ngjallë prap në memorien kolektive historinë e lavdishme të popullit tonë.

Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Rexhep Selimi po mbahet në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte nga ku edhe e ka pregatitur këtë ekspozitë. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.