
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në 110-vjetorin e Forcave të Armatosura do të mbahet një koncert nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, Banda e Ushtrisë Shqiptare si dhe Bandat e ushtrive të Kosovës dhe vendeve të tjera, raporton Gazeta10.
Vendet e tjera që do të jenë pjesë e këtij koncerti janë, SHBA, Britania Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.
Ky koncert do të mbahet më 3 dhjetor në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.
Të ardhurat do të shkojnë për të dëmtuarit nga lufta në Ukrainë.
Këtu keni statusin e plotë:
““110 vjet Forca të Armatosura SË BASHKU PËR PAQEN”
Për herë të parë një koncert ku do të performojnë mbi 300 artistë nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, Banda e Ushtrisë shqiptare si dhe Bandat e ushtrive të Kosovës, vendeve të NATO, si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia
Më 3 dhjetor 2022, ora 19:00 në Pallatin e Kongreseve
Të ardhurat e realizuara nga biletat do të shkojnë në mbështetje të familjeve me fëmijë të lënduar nga lufta në Ukrainë
”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10