
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me zyrtarët e lartë të partisë së tij kanë vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Gazeta10. Krasniqi ka thënë se ata kanë reflektuar krenari për të kaluarën si dhe besim për të ardhmen.
Më tej, ai ka thënë se ua ka uruar festat kombëtrare me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i fesojnë së bashku.
Këtu keni postimin e plotë:
“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.
I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot LiriaKaEmër”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në paraburgim në Hagë. / Gazeta10.