
Raporti:Arbenita Ilazi
Për të pestën javë, nxënësit në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë kanë bojkotuar zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve. Drejtori i kësaj shkolle ka thënë se pasojat e humbjes së orëve mësimore do të jenë të mëdha për nxënësit, derisa njohës të arsimit kanë ngritur kritika për mënyrën se si është organizuar kompensimi.
Edhe këtë të shtune morën rrugën për në shkollë.
Por që përsëri, klasët i gjetën të zbrazëta, pa nxënës.
Për të pestën javë me radhë, në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, nxënësit janë duke bojkotuar zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve.
Drejtori i kësaj shkolle, Visar Osmani, ka thënë se pasojat e humbjes së orëve mësimore do të jenë të mëdha për nxënësit.
Osmani ka thënë se nëse do të pranohej plani i tyre për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë ditëve tjera të javës, atëherë të gjitha orët të do kompensoheshin deri në muajin mars.
Ndërsa, edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja ka ngritur kritika për mënyrën se si është organizuar zëvendësimi i orëve të fundit.
Këshilli i Prindërve të Kosovës ishte shprehur kundër zhvillimit të mësimit të shtunave, pasi nga ky këshill ishte thënë se mësimi gjatë vikendit është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. / Kanal10