Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mehaj viziton familjen e komandant Tahir Sinanit në Tropojë, e vlerëson figurën e tij

Gazeta10
26 November 2022 - 21:01

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e komandant Tahir Sinanit në Gri të Tropojës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo vizitë ishte e veçantë ashtu siç ishte edhe kontributi i komandantit Sinani.

Më tej, Mehaj, ka thënë se sa do të shkruhet e të flitet nuk mund të përshkruhet trimëria dhe guximin i tij.

Tutje, ai ka thënë se neve na mbetet që t’i ndjekim hapat e tij dhe të gjithë dëshmorëve tanë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Vizitë familjes së komandat, Tahir Sinani në Gri të Tropojës.

Vizita në vendlindjen e komandant, Tahir Sinanit ishte e veçant, ashtu siç ka qenë edhe vepra dhe kontributi i tij për kombin shqiptar.

I stërvitur mirë dhe strateg i luftës, pikërisht siç i duhej atdheut dhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, për të organizuar luftën dhe për ta fituar lirinë, ky ishte heroi ynë kombëtar, Gjeneral Tahiri.

Sa do që shkruajmē e themi për të, prapë nik mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetēm gë ndjekim hapat e tij dhe gjithë dëshmorëve tanë.

Vetëm duke ecur në rrugën e njëjtë, jemi të sigurt që jemi në rrugën e duhur.

Lavdi!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.