Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla udhëton për në Londër

Gazeta10
27 November 2022 - 11:31

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka udhëtuar për në Londër, ku pritet të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Përmes një komunikate, MPJD ka njoftuar se Gërvalla është ftuar nga Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Ajo pritet të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe organizatave.

“Konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj, mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale në konflikt, si dhe në nxitjen e veprimeve dhe praktikave më të mira për të krijuar përgjegjësi ndaj autorëve të kësaj dhune”, thuhet në komunikatë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.