Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Balla i PS-së: Komandantët e UÇK-së mbahen në Hagë mbi bazën e akuzave të paqena

Gazeta10
27 November 2022 - 11:51

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë, në seancën solemne të kuvendeve të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se duhet mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së. 

“Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, mbi bazën e disa akuzave të paqena”, ka thënë Balla. 

Balla tha se liria e Kosovës ka qenë ëndërr e madhe e shqiptarëve./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.