
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij në mbledhjen e dy kuvendeve, të Shqipërisë dhe Kosovës, ka përmendur LDK-në dhe UÇK-në, pa të cilët tha se nuk do të mund kuptohej ardhja deri në këtë ditë, raporton Gazeta10.
“Dy emra do të sjellë këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet dot as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe të dyja këto natyrisht lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe por me një mision të kryer. Dhe Hashim Thaçi, një tjetër i munguar i madh sot në këtë sallë i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama./Gazeta10.