
Një moment emocionues për familjen e Jakup Krasniqit, teksa vajza e tij, Gresa ka njoftuar të jetë fejuar në Hagë.
Në një postim ajo ka thënë se e bëri këtë veprim për t’ia përmbushur një premtim babit ‘se mund të jenë larg njëri-tjetrit por festat do t’i bëjnë bashkë”.
Postimi i plotë:
E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë!
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhash diten që fillova te flas.
Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!