Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Daçiq për marrëveshjen e fundit: Kurti i dha vetës autogol

Gazeta10
27 November 2022 - 15:34

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se përfaqësuesit e Kosovës nuk janë në dijeni të pozitës në të cilën ndodhen dhe se jetojnë në “botën e tyre, se janë ende të preferuarit e bashkësisë ndërkombëtare”, por se siç pretendon ai “situata ka ndryshuar”, transmeton Gazeta10.

Kryediplomati serb në televizionin  TV Prva ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, siç thekson ai “ ka dhënë vetes dhe Kosovës autogol të madh”.

“Ai që ishte propozim e që u refuzua në Bruksel ishte shumë më i favorshëm se ai që pranoi disa ditë më vonë, me presion të madh ndërkombëtar”, tha Daçiq duke iu referuar marrëveshjes së të mërkurës mes Kosovës dhe Serbisë për targat,./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.