
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, ka folur për protestën e mbajtur në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj ka përmendur edhe thirrjen e Nasim Haradinajt që protestuesit të mos mbanin maska, duke thënë se qëllimi i protestës ishte i pastër
Ai ka thënë se pjesëmarrja në protestë ishte dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për ish-krerët e UÇK-së.
“Nuk ishin bërë gjithë ata numra po të mos merrej me atë punë, s’do të dilnin të gjithë ata njerëz. Unë sot e çdo ditë, po të kem një arsye për të protestuar, një shesh e mbushi, çdo ditë të lume. Kur doni, e mbushni sheshin e Prishtinës. Qëllimi s’ka qenë shkatërrimi i Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në Kanal 10.
Ai ka theksuar se protesta kishte për qëllim kundërshtimin e zhvillimeve në Hagë dhe mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.