
Raporti: Bleona Dallaveraj
Emrat e heronjve të fshatit Shajkoc të Podujevës do të kujtohen përgjithmonë.
Këtë të diel në këtë fshat u bë përurimi i Parkut Memorial “Albaniku”, ku u zbulua edhe lapidari në të cilin janë gdhendur emrat e martirëve e dëshmorëve të kësaj ane.
E tek sa ka kujtuar djalin e tij, babai i heroit Ilir Durmishi ka thënë se ka shumë pak libra, këngë, e filma kushtuar veprës së papërsëritshme të heronjve të Kosovës, për t’i kujtuar e mos harruar ata.
Këta heronj i nderoi edhe familja komandantit legjendar Adem Jashari. Bekim Jashari ka thënë se ndihet i nderuar që festat e nëntorit po i shënojnë bashkë.
Ani pse ishte i ftuar që t’i drejtohet të pranishmëve, në këtë ceremoni nuk mori pjesë kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.
Kjo ceremoni u mbyll nën muzikë, valle e poezi kushtuar heronjve të Shajkocit.