Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Spanjë-Gjermani, nis përballja në ”Al Bayt stadium”

Gazeta10
27 November 2022 - 20:07

Humbja nga Japonia në ndeshjen e parë e detyron Gjermaninë që të kërkojë vetëm fitore ndaj Spanjës në ndeshjen e dytë të grupit E për të mbajtur të hapur mundësinë e kualifikimit në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Gjermania pësoi disfatë me rezultat 2-1 nga Japonia, ndërsa rivali i sotëm i tyre, Spanja tregoi forcën duke e shkatërruar Kosta Rikën me rezultat të thellë 7-0, raporton KosovaPress.

Grupi E kryesohet nga Spanja, Kostarika dhe Japonia që kanë nga tre pikë kurse Gjermania është ende pa pikë. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.