Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Cana: Në Euro 2016 ishim kombëtarja e të gjithë shqipëtarëve, jo e Kosovës apo e Shqipërisë

Gazeta10
27 November 2022 - 22:26

Ish-kapiteni i kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë të dhënë ekskluzivisht për Kanal10, ka folur për Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Cana në këtë intervistë ka folur për eksperiencën e tij në EURO 2016, ku tha se në atë kohë ka qenë kombëtarja e gjithë shqiptarëve. “Shqipëria në kohën kur ishim në EURO 2016 ka qenë kombëtarja e të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat.

“Në atë kohë Kosova nuk ishte anëtare e FIFA-s dhe UEFA-s dhe ne kishim mundësinë e zgjedhjes së shqiptarëve nga të gjitha trevat. Ne treguam se të bashkuar mund të arrijmë gjëra të mëdha. Eksperienca në EURO ka qenë një ndër më të bukurat në karrierën time si futbollist”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.