Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I reagoi FIFA-së për skandalin e Serbisë, ministri Çeku thotë se u kërcënua me jetë

Gazeta10
27 November 2022 - 22:29

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është kërcenuar nga Serbia për shkak sensibilizimit të opinionin botëror për veprimin shovinist të ekipit të futbollit serb në Botërorin Katari 2022, raporton Gazeta10.

Çeku ka thënë se këto fyerje tregojnë se shovinzmi serb është rreziku më i madh i paqes në rajonin tonë.

“Fyerjet drejtuar familjes sime dhe kërcënimet me vrasje janë tregues të radhës se shovinizmi serb është rreziku më i madh ndaj paqes në rajonin tonë. Demokratizimi i Serbisë dhe shkëputja nga kontrolli rus janë parakushte për siguri e përparim në Ballkanin Perëndimor.”, thuhet në reagimin e tij.

Sipas Çekut, një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën tonë është edhe diplomacia qytetare pasi që reagimet publike të shumë qytetarëve i kanë dhënë fuqi ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës drejtuar FIFA-së.

Tutje ai ka thënë se besojnë që Serbia do të marr dënimin e merituar për veprimin skandaloz të tyre që e shndërron sportin në mjet të aspiratave pushtuese./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.