Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministra e deputetë të LVV-së bëjnë homazhe para bustit të Skënderbeut

Gazeta10
28 November 2022 - 9:43

Ministrat të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te busti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për 110-vjetorin e Pavarësisë, transmeton Gazeta10.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.

Për nderë të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.

Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.

Aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prishtinës nisin në orën 11:00 me përurimin e shtatores së Prof. Anton Çettës dhe përfundojnë në orën 19:00 me koncertin për 35 vjetorin e tifozërisë së kryeqytetit, Plisat me “Besa Besë”./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.