Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi: Do të punojmë çdo ditë të vitit që zotimet e Adem Jasharit të realizohen

Gazeta10
28 November 2022 - 11:00

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të punojë çdo ditë të vitit që zotimet e komandantit legjendar Adem Jashari të realizohen.

Bislimi ka bërë homazhe para varrezave të familjes Jashari në Prekaz në përvjetorin e lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta10.

“Në vendin ku më mirë se gjithkund tjetër në Kosovë të dëshmohet sakrifica jonë në këtë ditë të rëndësishme, ku jemi krenarë për të gjithë ata burra dhe gra që për dekada dhe shekuj kanë punuar palodhshëm dhe me vetë-mohim për të gëzuar këtë liri që ne sot e kemi, dhe për të reflektuar për ato obligime, të cilat ende nuk i kemi përmbushur si Qeveri e Kosovës zotohemi se për 365 ditë të çdo viti do të punojmë që zotimet e komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe komandantëve të tjerë që nga koha e Skënderbeut përfundimisht të realizohen”, tha ai.

Më 28 nëntor shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.